Site icon PrishtinaPress

Kurti: Me aktivistë e qytetarë bëmë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me aktivistë e qytetarë kanë bërë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit Ndrkombëtar të Lutës Kundër Kancerit të Gjirit.

“Një në tetë gra diagnostikohen me këtë sëmundje, por ka rastet kur ajo shfaqet edhe te burrat, ndonëse shumë më rrallë. Nga ky vit, mamografia bëhet falas në gjithë territorin e Republikës sonë. 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, ndërkaq rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, së shpejti do të jetë shërbim që do të ofrohet pa pagesë në spitalet tona publike, e që kushton mijëra euro ne sektorin privat. “ – ka shkruar ndër të tjera Kurti.

E plotë:

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit rreth sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe muaj i solidaritetit dhe mbështetjes ndaj të gjithë atyre që përballen me të. Një në tetë gra diagnostikohen me këtë sëmundje, por ka rastet kur ajo shfaqet edhe te burrat, ndonëse shumë më rrallë. Nga ky vit, mamografia bëhet falas në gjithë territorin e Republikës sonë. 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, ndërkaq rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, së shpejti do të jetë shërbim që do të ofrohet pa pagesë në spitalet tona publike, e që kushton mijëra euro ne sektorin privat.

Për dallim nga vitet tjera, në vitin 2024 mbi 52% e rasteve që janë diagnostikuar janë raste në fazën e parë dhe të dytë – pra në faza të hershme, gjë që mundëson sukses shumë më të lartë në trajtimin e tij. Prandaj edhe motoja “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” me të cilën sot bashkë me presidenten Osmani, ministrin e Shëndetësisë Vitia, drejtues të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, diplomatë të vendeve mike, aktivistë e qytetarë bëmë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Exit mobile version