-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mbledh sot kryetarët e komunave në Pejë, të pranishëm edhe tre ministria

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur sot në takim kryetarët e komunave, me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img