Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Me fillim nga ora 12:00, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen në objektin e Qeverisë.
Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit ka bërë të ditur mbajtjen e mbledhjes.
Megjithatë, agjenda dhe pikat e takimit të sotëm nuk janë bërë të ditura.