Site icon PrishtinaPress

Kurti mbërrin në Bruksel, gati për takimin me Vuçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e BE-së në Bruksel ku do të mbahet takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian e ka publikuar agjendën e takimit, ku shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell, fillimisht do të takohet me kryeministrin Kurti nga ora 16:30.

Takimi në mes Kurtit dhe Borrellit do të zgjasë rreth 30 minuta, kurse nga ora 17:00, Borrelli do të takohet me presidentin serb, Vuçiq.

Kurse takimi trilateral do të nisë nga ora 18:00, i cili do të jetë i pari pas rastit të Banjskës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas takimit trepalësh, BE-ja ka bërë të ditur se Borrelli do të dalë në një konferencë për media ku do t’i bëjë të ditura rezultatet e takimit.

Ekipi i Klan Kosovës aktualisht po qëndron në Bruksel për ta mbuluar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Exit mobile version