2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mban konferencë për media pas shpërthimit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media këtë natë, për të dhënë detaje mbi shpërthimin që ka ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 23:30”, thuhet në njoftim. 

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai ka cilësuar këtë rast si një akt terrorist, duke e quajtur një sulm ndaj një infrastrukture kritike.

“Pas lajmërimeve Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes. Meqë rast është parë se si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është cilësuar si infrastrukturë kritike është dëmtuar”, ka thënë Sveçla.  

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img