6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Masat e Vuçiqit janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar masat e kërkuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çështjet që lidhen me Kosovën, duke i quajtur si pjesë e një fushate agresive, që ka për synim krijimin e konflikteve të reja.

Ai tha se masat e Vuçiqit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jo-paqësore, ndërsa theksoi se tri kushtet e tij janë racionale dhe paqësore për zgjidhjen e situatës.

“Këto kërkesat e tij masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo racionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim nuk kanë vend në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, ka thënë tutje Kurti në një deklarim para mediave të martën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img