Site icon PrishtinaPress

Kurti: Marrëveshjet e Procesit të Berlinit të zbatohen plotësisht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit nga Qeveria, përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema kryesore.

Duke folur për pritjet nga samiti i radhës, ZKM thotë se kryeministri theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht duke përfshirë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre.

Exit mobile version