1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryeministrat e Benelux-it, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.

Kurti ka kërkuar nga dy kryeministrat evropian që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Mes tjerash, kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Kurti tha se Kosova e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, u shpreh kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img