-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Marrëveshja me Serbinë bazohet në modelin e dy gjermanive, që i bie njohje reciproke de-facto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kosova dëshiron të ketë raporte të mira fqinjësore me Serbinë dhe se për këtë ka edhe një marrëveshje që është e bazuar në modelin e dy Gjermanive, e që Kurti thotë se nënkupton njohje të ndërsjellë de-facto.

Kurti ka thënë se ndonëse ekziston kjo marrëveshje, Beogradi në vazhdimësi ndërmerr hapa për shkeljen e saj.

Ai ka potencuar se Brukseli duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë për zbatimin e saj.

Kurti ka deklaruar se Brukseli mund të bëjë shumë më shumë sesa që është duke bërë aktualisht sa i përket normalizimit të raporteve dhe pasjes edhe të një Serbie normale në proces.

“Ne duam të kemi raporte të mira fqinjësore dhe Kemi marrëveshje, dhe ajo marrëveshje është modeluar sipas dy Gjermanive të viteve 70-ta që i bie njohje të ndërsjellë de-facto. Pra kemi marrëveshje dhe kemi dhe ujdinë për zbatimin e asaj marrëveshje. Por çdo javë Beogradi ndërmerr shkelje anësore të saj dhe s’i përmbahet marrëveshje. 

Ne mendojmë se kemi më shumë se dialog, sepse kemi marrëveshje. Brukseli duhet të ushtrojë presion që Beogradi të respektojë marrëveshjen, që sa më parë  ta zbatojmë atë. Në atë mënyrë të arrijmë normalizim të raporteve si dy shtete normale. Kosova është shtet normal. Raportet duhet të bëjnë që të kemi edhe një Serbi normale, dhe Brukseli mund të ndihmojë në këtë, shumë më shumë sesa që bën aktualisht”, ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img