-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, s’duhet ta copëtojmë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet në tërësi dhe shpejt.

Ai tha se ajo s’duhet copëtuar me synimin që të merren pjesët e preferuara.

“Kemi nevojë për një zbatim saktë e të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet një takim i kryenegociatorëve ku nga ana e Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra. Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet. Ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe aneksit, prandaj nuk duhet të ketë as zbatim të njëanshëm. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke i marrë pjesët e preferuara”.

Ndërkaq, Kurti u pyet edhe për fjalën “urgjencë”, për të cilën tha se ajo u përdor për çështjen e të pagjeturve./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img