Site icon PrishtinaPress

Kurti: Marrëveshja bazë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti, center, waits prior to a meeting with European Union foreign policy chief Josep Borrell in Brussels, Monday, Feb. 27, 2023. The leaders of Serbia and Kosovo are holding talks Monday on European Union proposals aimed at ending a long series of political crises and setting the two on the path to better relations and ultimately mutual recognition. (AP Photo/Virginia Mayo)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të jetë palë konstruktive në dialog dhe për këtë arsye kishte ofruar në takimin trepalësh të mbajtur në Bruksel më 27 shkurt që të nënshkruante Marrëveshjen bazë për normalizim të raporteve me Serbinë.

Kurti ka folur sërish për këtë çështje, disa ditë para takimit në Ohër, ku ka thënë se shpreson që refuzimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të nënshkruante në Bruksel nuk është indikacion se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.

“Fatkeqësisht presidenti i Serbisë e refuzoi dhe këtë refuzim e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme do të takohemi sërish në Ohër. Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë. Ne besojmë se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu tha se vizioni i Kosovës është të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe se është e gatshme të zë vend në komunitetin evropian, duke përmendur dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Exit mobile version