Site icon PrishtinaPress

Kurti: Liria që gëzojmë sot, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, e mbi t’gjitha te flijimi i Jasharëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri sot homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti, tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharëve.

“Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharëve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina, nga kryeqyteti i vendit tonë.

Exit mobile version