Pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Kështu u tha në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për më pak se dy vjet kur e kanë marrë mandatin janë bërë përparime të mëdha.
Ai përmendi luftën kundër krimit e korrupsionit, duke shtuar se janë rritur investimet e huaj e janë hapur 40 mijë vende të punës.
Sipas tij, rritje ka pasur edhe te investime e huaj ngase investitorët më që kur te investojnë në Kosovë t’i korruptojnë autoritete.
Fajin për krizën energjetike ai ia la atyre që kanë qeverisur me vendin qe nga pas lufta, duke thënë se ka pasur dështim për riparimin e termocentraleve.
“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti teksa përmendi edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë.
“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”.
“Investimet e huaja janë rritur, kemi rritur 40 mijë vende të punës dhe e keni buxhetin më të madh ndonjëherë. Investitorët e huaj e kanë më lehtë për të investuar në Kosovë sepse nuk kanë më nevojë për t’i korruptuar autoritetet”.
“Edhe pse ka kriza që po e prekin botën, në Kosovë mund të menaxhohet më lehtë kjo krizë, dhe Kosova po e përballet me një krizë që po e prek shumë, si ngritja e çmimit të energjisë dhe atyre të produkteve esenciale. Në dy dekadat e fundit ka pasur mungesë të gjenerimit të energjisë dhe tregon dështimin për riparimin e termocentraleve”, tha tutje Kurti.
Mario Bikarski, ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha se vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë dhe se inflacioni ka ndikuar shumë te bizneset.
“Inflacioni është duke ndikuar në shumë biznese e sidomos në ato që janë të varura nga energjia. Vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë, të cilët atakohen nga ngritja e çmimeve”.
Temë diskutimi në këtë samit është pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach.
Pjesë e folësve do të jenë dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli etj./Prishtinapress/