-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë. Ai tha se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”.

Sipas tij, “ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”.

Kurti tha se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”. Ai tha se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Kurti pranoi se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Kosovës” dhe se niveli i vetëmenaxhimit për komunitetin serb “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

“Unë kurrë, e përsëris, kurrë, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, tha Kurti.

Duke folur me njëfarë optimizmi, Kurti tha se Kosova tani ka hyrë në një format të ri të dialogut.

“Tuneli është ende i gjatë por besoj që atij po i vjen fundi”, tha ndër tjerash kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img