8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kurti lavdëroi Gjingjiqin, njohësit e çështjeve politike me mendime të ndryshme rreth kësaj

“Ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin”, kjo është kundërpërgjigja e kryeministrit Albin Kurti, ndaj kritikëve për përkujtimin e Gjingjiqit në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Politikanë të kohës së Gjingjiqit dhe profesor universitar kanë mendime të ndryshme për qëndrimin e Kurtit, për disa përkujtimi i një politikani që donte ndarjen e Kosovës është gabim, ndërsa të tjerë qëndrimin e Kurtit po e cilësojnë si strategji për të shfaqur presidentin Aleksandar Vuçiq si një politikan anti-demokrat.

“Kosova të jetë e ngjashme si në Bosnjë e Hercegovinë, ku edhe bashkësia shqiptare edhe ajo serbe do të kishin statuset e veta proporcionale dhe të përpiqen që bashkërisht ta definojnë rregullin në Kosovë”.

“Këtë sistem ne në Serbi do ta pranonim si një status asimetrik, që do të ishte më shumë se Krahinë e më pakë se Shtet i pavarur”

Këto rreshta janë të shkëputura nga intervista e gjatë e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq dhënë për korrespodentin e Zërit të Amerikës në Beograd, Fahri Musliun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img