1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti lavdërohet me subvencionet e pajisjeve efiçiente për ngrohje: Kemi mbështetur afro 10 mijë familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar të shtunën për punën e bërë gjatë qeverisjes së tij sa i përket efiçiencës së energjisë.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti përmes Ministrisë së Ekonomisë, kanë subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

Kurti tutje ka shtuar se është dyfishuar buxheti me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.

Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

“Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim. Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9.

Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467. Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img