-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti lavdërohet me qeverisjen dyvjeçare, numëron sukseset

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit.

Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë.

“Puna dhe drejtësia ishin dy shtylla të zotimeve tona të 14 shkurtit e si angazhim i yni i përditshëm. Ekonomia është e të gjithëve dhe nëse ajo shkon mirë duhet t’i gëzohemi të gjithë sepse na prek të gjithëve. Në vitin e parë të qeverisjes patëm rritje 10.7 për qind të bruto produktit vendor që është më e larta në historinë e vendit, ndërsa në vitin 2022 kur i gjithë kontinenti ynë po vuante ekonomikisht si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, rritja ishte rreth 4 për qind pasi që të hiqet inflacioni. Për vitin 2022 i kemi pasur rreth 920 milionë eksporte, këtë vit do t’i kalojmë mbi 1 miliard, rritja e eksportëve tregon rritjen e gjallërisë së ekonomisë sonë, rritjen e sektorit prodhues të mallrave e të shërbimeve. Raporti eksport -import në vitin 2019, pra vitin para se të bëhem unë kryeministër për herë të parë, ishte 1 me 9 e sot është më pak se 1 me 6. Nëse vazhdojmë kështu, dhe sigurisht që do të vazhdojmë kështu, me ndihmën e sipërmarrësve të punëtorëve që angazhohen në sektorët prodhues, raporti eksport-import do të përmirësohet e deficiti tregtar të zvogëlohet”.

“Janë dy vite, dhe kemi ende shumë punë dhe shumë politika të reja për t’i zbatuar në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për të mirë, është optimiste, edhe deficitin buxhetor për vitin 2022 më në fund kemi arritur ta zvogëlojmë në një rekord historik vetëm 49.1 milionë euro minus, mbi 11 herë më pak se në vitin 2020. E për dy vite janë dyfishuar investimet e huaja direkte. Buxheti i shtetit është rritur me 760 milionë euro për dy vite, ndërsa ekonomia është rritur me 2.1 miliardë euro, pra kemi Republikën e Kosovës me qeverisjen tonë me ekonomi të gjithëmbarshme prej 9 miliardë euro. Në të shkuarën, qeverive u duheshin 3 vite për t’ia shtuar vetëm 1 miliard ekonomisë, e tash për 2 vite i keni më shumë se 2 miliardë. Qeveria po peshon më lehtë se më parë”, tha kryeministri.

I pari i Qeverisë tutje deklaroi se kjo rritje ka rezultuar edhe në rritje të punësimit.

“Për 21 muaj, nga marsi i vitit 2021 deri në dhjetorin e vitit 2022, është rritur punësimi primar nga mbi 325 mijë të punësuar në mbi 362 mijë të punësuar, pra për 21 muaj mbi 37 mijë më shumë të punësuar dhe numri i grave të punësuara është 50.3 për qind të rritjes së gjithëmbarshme”.

Tutje, Kurti përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë.

“Si kurrë më parë janë krijuar programe të reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit sikurse shtesat për 34 mijë lehona dhe 340 mijë fëmijë, pra lehonat dhe fëmijët nuk kanë marrë asnjë cent në të kaluarën dhe tash praktikisht ata mbështeten nga shteti dhe në momentin kur kalon Ligji edhe në lexim të dytë për Pagën Minimale, automatikisht do të rriten edhe shtesat për lehonat”, shtoi kryeministri.

Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu.

“Është funksionalizuar edhe Gjykata Komerciale, është forcuar sundimi i ligjit duke luftuar krimin dhe korrupsionin me kontributin e policëve dhe qytetarëve, janë realizuar mbi 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Mbi 3200 veta janë arrestuar dhe mbi 300 janë zyrtarë publikë. Në veri kemi mbyllur 16 rrugë ilegale, kemi shkatërruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 ton substanca narkotike”, tha Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img