Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media lidhur me dialogun e mbajtur në Bruksel, ka akuzuar se kishte një dakordim mes emsiarit Miroslav Lajçak dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të goditur rënd të ardhmen e Kosovës, shkruan GazetaDemos.
“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në ftesën për takim nuk ishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendi të ditës, por aty thuaje për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur. Unë shkova propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte që çdo nen duhej të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirejs nuk është që e kam zbuluar unë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti./GazetaDemos/