1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë të Britanisë në ndërhyrjen e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë kontributin e Mbretërisë së Bashkuar, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur u bë ndërhyrja e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, tha Kurti në një intervistë për mediumin britanik, The Times.

Kurti po ashtu tha se ai shpreson që kryeministri i atëhershëm i Britanisë në kohën kur filluan sulmet ndaj caqeve serbe, Tony Blair, të mund të vinte për të festuar Ditën e Çlirimit, më 12 qershor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img