9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kur 20% e elektoratit shpreh vullnetin për t’ua ndërprerë mandatin kryetarëve dëshmohet se nuk do të bojkohen zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka thënë se kur 20 për qind e elektoratit shpreh vullnetit për t’ua ndërprerë mandatin kryetarëve aktualë, dëshmohet se nuk do të bojkotohet zgjedhjet.

Ai ka përsëritur që nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e ulët të qytetarëvë në zgjedhjet e 23 prillit në Veri.

“Sa i përket zgjedhjeve të reja të parakohshme, ne qysh nga fillimi kemi thënë se nuk jemi të kënaqur me daljen e qytetarëve në zgjedhjet më 23 prill të këtij viti dhe me ato çfarë mësuan si përqindje me 24 prill të nesërmen. Andaj kemi ofruar mundësinë që të kemi zgjedhje të parakohshme, por natyrisht dëshirojmë të mos na përsëritet situata, në të cilën sërish do të kemi bojkot të pjesëmarrjes në zgjedhje, qoftë si votim apo si kandidim. Ne mendojmë se mënyra e duhur  për këtë është duke shfrytëzuar nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili parasheh mundësinë e 20 për qind të trupit elektoral që të dalin dhe shprehin vullnetin e tyre për t’i ndërprerë mandatin e kryetarëve aktual”, thotë Kurti.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar zgjedhje të reja në Veri pas tensioneve që u krijuan në katër komunat veriore. Për këtë çështje, tashmë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nisur punën për krijimin e udhëzimit administrativ që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja përmes peticionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img