1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kundërshtuam pakon e Ahtisarit sepse parashihte shumë koncesione monoetnike në vendin tonë

Në 17 vjetorin e vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini, kryeministri Albin Kurti ka thënë se dy aktivistet i përkujtojnë me mall, dhimbje por edhe me krenari.

Ai tha se në atë protestë paqësore u shkrepen 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorur jashtë protokolleve të Kmbeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se në atë kohë kanë kundërshtuar ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, kundërshtuan realitetin mbi baza fetare, decentralizimin mbi baza etnike, kundërshtuan shuarjen e trupave mbrojtës të Kosovës dhe po ashtu kundërshtuan vazhdimin e sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi neve.

“Sot me 10 shkurt ne i përkujtomë me mall e dhimbje por edhe me krenari, Mon Balaj e Arben Xheladini, dy aktivistë të VV-së të cilët u vranë para 17 vjetëve nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara u hodhën mbi gjokset dhe kokat e protestuesve paqësor. Me 2 shkurt të viti 2007 pat zbritur pakoja e Ahtisarit e cila u kundërshtua dhe u kritikua nga lëvizja jonë VV, me qenë se parashihte shumë koncesione monoetnike në vendin tonë. Ne atë botë kundërshtuam ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, kundërshtuam realitetin mbi baza fetare, decentralizimin mbi baza etnike, kundërshtuam shuarjen e trupave mbrojtës të Kosovës dhe kundërshtuam vazhdimin e sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi neve. Ajo ishte një protestë paqësore. Për krimet që kanë bërë as sot as nesër askush nuk mund të ketë imunitet nga drejtësia”, ka thënë ai.

Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba gome nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img