0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton Nënën Pashkë: Guri i pushon rëndë në Mejë, sa dhembja e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes së saj, Nënën Pashkë.

Ai tha se në Mejë pushon guri i saj, peshon rëndë sa dhembja e Nënës Pashkë.

“Në Mejë pushon guri i Nënës Pashke. Peshon rëndë. Sa dhembja e Nënës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë”.

“Më 24 maj 2003 u rivarrosen Gjovalini dhe Milani. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamen, nëna Pashke i vuri vetës flakën. Pasi flakët e luftës ia dogjën shpirtin, ajo i vuri flakën trupit. E kujtojmë sot e ҫdo ditë. Përditë e përjetë. Lavdi!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img