3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton 75-vjetorin e themelimit të KiE: Ky vit shënon pranimin e Kosovës në organizatë, kemi plotësuar kriteret

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar përvjetorin e 75-të të themelimit të Këshillit të Evropës.

“Sot, 75 vjet më parë, u themelua organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut – Këshilli i Evropës”, ka shkruar Kurti në platformën X.

I pari i ekzekutivit ka kujtuar se Kosova tashmë është një vend që plotëson kriteret dhe do të anëtarësohet në organizatë.

“Ky vit shënon pranimin e Kosovës në organizatë si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Ndryshe, ditëve të fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të marrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këto kërkesa bëhen vetëm disa javë para se Këshilli i Ministrave i kësaj organizate mund ta hedhë në votim anëtarësimin e Kosovës.

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.

Ndërsa deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka bërë një deklaratë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në profilin e tij në “X”, ai ka shkruar se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje, të pranojë Kosovën, ose të mos marrë asnjë vendim.

Në fund të javës pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë më shumë qartësi nëse Kosova do të kalojë edhe fazën finale të anëtarësimit në këtë institucion.

Së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të KiE duhet të jene në favor të Kosovës në mbledhjen e 16 majit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img