-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kthehet në Kosovë pas katër ditësh në ishullin grek

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas katër ditësh qëndrimi në Greqi, ku mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi. Për të marrë pjesë në këtë ngjarje, Kurti nuk shkoi në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë të hënën në Tiranë, të ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin kishte refuzuar ta takonte edhe kur ai ishte për vizitë në Kosovë. Pas kthimit, bashkë me Ministren Rozeta Hajdari dhe Ministren Arbërie Nagavci, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve.

Pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi që mbahet në Greqi, është kthyer në një lloj tradite për kryeministrin Albin Kurti. Në këtë organizim, Kurti ka marrë pjesë për herë të gjashtë.

Madje, për të shkuar në edicionin e 25’të të këtij simpoziumi, Kurti ka injoruar edhe ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili e ftoi në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë të hënën në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, me arsyetimin se pjesëmarrjen në Kretë e kishte konfirmuar para disa muajsh.

Gjatë qëndrimit atje katerditor, Kurti është takuar edhe me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, me të cilin ka folur për situatën në veri.

Ndërkohë, dje është takuar me deputeten e parlamentit grek, njëherësh raportuesen për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis dhe ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, që po ashtu është themelues i sympoziumit SYMI.

“Gjatë një dreke pune, ata shkëmbyen mendime mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky duket se ka qenë edhe takimi i fundit që ka zhvilluar kryeministri atje, meqë sot është kthyer në Kosovë.

Menjëherë pas kthimit në Kosovë, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rozeta Hajdari, Kurti ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.

“Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, është ndërlidhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e Punës. Pra, siç sqaroi ai më tej, është se si të bëjmë që për diploma në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img