-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kritikon mediat, thotë se s’po ia qesin vendimet: 2024-ta për VV-në do të jetë vit i përgatitjes zgjedhore

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka folur ndër të tjera për zgjedhjet nacionale e lokale që parashihet të mbahen në vitin 2025.

Kurti tha se viti 2024 për të gjitha qendrat e VV-së duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për proceset zgjedhore, ku theks iu dha zgjedhjeve lokale.

“Kandidati apo pretendenti për kandidat komune nuk mund të quhet i tillë nëse nuk i njeh thellësisht problemet e shumicës së lokaliteteve që përbëjnë komunën përkatëse”.

“Të njihen detajisht e të flitet me kompetencë për shqetësimet e secilit lokalitet. Përveç takimit të rregullt me strukturën e pikës, qendra duhet të planifikojë e realizojë aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet kryesore të lokalitetit përkatës që mund të jetë lagje a fshat në një komunë të caktuar”, tha Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kreu i VV-së kritikoi mediat, pasi sipas tij, shumë nga vendimet që i merr qeveria të cilën e udhëheq ai “nuk paraqiten fare apo në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese të spektrit mediatik në vendin tonë”.

“Ne nuk kemi zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarë, s’e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta”.

“Prandaj, të arriturat e qeverisë, vendimet që merren, duhet të paraqiten e shpjeguar për qytetarët nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është objektiv, i drejt dhe i padevijuar”, tha Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img