1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë, Kosova nuk mund të falë e as të harrojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri sa ka përkujtuar masakrën e Bukoshit është shprehur se kriminelët e luftës duhet nxjerrje para drejtësisë, e Kosova nuk mund të falë e as të harrojë.

‘’Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë.I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë’’ ka thënë Kurti.

Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë, ka shtuar Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Kosova dhe Serbia janë dakorduar lidhur me deklaratën për të pagjeturit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img