1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica.

“Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës”.

“Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img