Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Mulliqi në Abri të Epërme të Drenasit.
Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.
Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.