Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë së “Kosova nuk ka plan B përpos anëtarësimit në BE”, në një diskutim të organizuar së fundmi nga Qenra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel.
Përmes një postimi në “X”, Kurti tregon se atje, mes tjerash ka thënë se ata që mbështesin vlerat e BE-së, duhet të shpërblehen, jo të mbahen nën masat kufizuese të BE-së.
“Qëllimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO. Kosova nuk ka plan B për anëtarësimin në BE dhe është koha që BE-ja ta shohë Kosovën si pjesë të së ardhmes së saj. Statusi kandidat për Kosovën është i vonuar”, është shprehur tutje kryeministri në detyrë, njofton Klankosova.tv.