1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin “The Western Ballkans 2024”, ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë.

Ai theksoi se vendi ynë i prin rritjes ekonomike që nga viti 2023, siç raportohet nga Banka Botërore, duke mbajtur vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Përkundër dallimeve që i kemi jemi të bashkuar në zotimet tona, për demokraci, stabilitet dhe prosperitet. Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë. Vendi ynë i prin rritjes ekonomike që nga viti 2023 deri 2025 duke mbajtur vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova është e dyta në botë sa i përket sundimit të ligjit. E para në Ballkan, e dyta në Evropë dhe e treta globalisht sipas Freedom House”.

“Kosova është e pakrahasueshme sa i përket zhvillimit të demokracisë. Përkushtimi ynë për sundimin e ligjit ka qenë i palëkundur duke ndërtuar institucione të fuqishme të cilat e ruajnë lirinë e qytetarit. Partneriteti ynë me NATO dhe Bashkimin Evropian ka qenë krucial në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, u shpreh Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img