Site icon PrishtinaPress

Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas pranimit të Finlandës në NATO si dhe ka uruar 74 vjetorin e themelimit të NATO-s.

Kurti tha se ndonëse Kosova ende nuk është anëtare e NATO-s, çlirimi nga gjenocidi i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë.

Ai tha se në 74-vjetorin e NATO-s, Kosova shpreh mirënjohjen e vazhdueshme, duke e uruar njëkohësisht edhe anëtaren e re, Finlandën si zyrtarisht e pranuar në këtë aleancë.

 

Exit mobile version