Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova e ka fituar të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të Matematike Evropiane për Vajza për vitin 2025.
Kurti tha se kjo olimpiadë është gara më prestigjioze ndërkombëtare matematike për vajza, që sipas tij, ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat të merren me matematikën dhe zbatimin e saj.