Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Tëitter se tash e një muaj më parë Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht.
Sipas Kurtit kjo bëhet për të informuat qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb e të ketë më pak dezinformime.
”Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u ofruar serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi“, ka shkruar Kurti.
Përfaqësues nga Lista Serbe kanë akuzuar Kurtin se ”po i diskrimino serbët“, por Kurti thotë se nuk ka diskrimini kur bëhet fjalë për aksionet në Veri sidomos që sipas Qeverisë kanë për qëllim rendin dhe ligjin.