Site icon PrishtinaPress

Kurti komenton “Non-papers”: Si skeqe te filmave me alienë, kërcënuese, por të parëndësishme

“Unë nuk punoj me ‘non-papers’”, tha Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kur u pyet për publikimin e një dokumenti të tillë së fundmi, i cili përmban disa përkufizime se di do të dukej marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Borrell tha se këto dokumente nuk janë të rëndësishme, ndërsa shprehu shqetësimin për efektin që mund ta kenë ato në çështje si dialogu Kosovë-Serbi.

“Duket sikur janë në modë. Nëse nuk ke non-paper nuk je askushi. Nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Shpresoj që nesër nuk do të dalë edhe ndonjë tjetër. Unë nuk punoj me non-papers. Për këtë të fundit do ta them atë që e kam thënë edhe për atë më përpara. Për mua këto fantom-dokumente nuk janë të rëndësishme dhe mund ta shpreh shqetësimin tim se këto dokumente dhe lajme të rreme janë duke qarkulluar dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to”, tha Borrell.

“Duhet t’i mohoj në termet më të forta këto, sepse lajmet e rreme po krijojnë edhe ambient toksik në çështje të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e dialogut, i cili duhet të vazhdojë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti e bëri një krahasim të “non-papers” me fotografi të falsifikuara dhe skeqe të filmave “fiction”.

“Unë nuk besoj në zgjidhje ku rajoni shikohet vetëm në terma gjeografik dhe demografik, pa siguri, pa ekonomi, pa qytetarë të republikave. Për mua këto harta duken si fotografi të falsifikuara nga sateliti apo si skeçe të filmave të ndryshëm fiction ku alienët duan ta pushtojnë tokën. Nuk u kam dhënë asnjë rëndësi. Ndoshta këto janë kërcënime; nuk e di se nga kush dhe për çfarë, por sa më pak që merremi me to, mendoj se i ndihmojmë vetes”, u shpreh Kurti.

Exit mobile version