2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kërkon sanksionim ndërkombëtar për Serbinë: Nëse kalon pa u ndëshkuar ajo do të përsërisë krimin

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot që Serbia të sanksionet e ndëshkohet ndërkombëtarisht pas ngjarjes së të dielës, ku një grup i terroristëve serbë e vranë rreshterin policor  Afrim Bunajku.

Sipas tij, nëse nuk merren të tilla veprime, Serbia mund ta përsërisë siç tha ai krimin.

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet që të sanksionet e ndëshkohet ndërkombëtarëisht. Nëse kalon pa u ndëshkuar atëherë ajo do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë të Zveçanit të dielën janë që të gjitha nga Seeërbia dhe të freskëta në kohë”, tha ai.

“Lufta kundër krimit e terrorit të sponsorizuar vazhdon dhe ajo do të [përfundoj doemos me fitoren e shtetit tonë të pavarur, Republikës së  Kosovës, vlerave edhe interesave të saj, të qytetarëve të saj, të të gjitha komuniteteve të saj pa dallim”, tha Kurti. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img