Site icon PrishtinaPress

Kurti kërkon hetime për zbardhjen e rastit të vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, tha Kurti.

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa ka kërkuar nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit të hetojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Ndërkaq, 26 vjeçari ka gjetur vdekje pasi është hedhur nga kati i katërt i konviktit.

Ai ishte nga Gjilani dhe të shtunën ishte kthyer nga Gjermania.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme./Telegrafi/

Exit mobile version