1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kërkon falje për huqjen e detyrës së thjeshtë matematikore: I gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar falje për gabimin e tij në përllogaritjen e rezultatit në një detyrëje elementare e cila mësohet në klasat fillore.

Postimi i Kurtit:

Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”

Të dashur nxënës,

Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.

Ju përshëndes e ju dua fort,

Albini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img