2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re dhe mbledhje së parë të kabinetit qeveritar, ka thënë se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Kurti, në postimin e parë të bërë në Facebook si Kryeministër, ka thënë se “karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe pranim-dorëzimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtet-ndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, shkruan Kurti.

Qeveria Kurti, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u zgjodh dje në seancën e Kuvendit pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img