Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.
Siç ka njoftuar sot Zyra për Media e kryeministrisë, Kurit ka thënë se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.
Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë
“Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e ZKM.
“Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik”, përfundon njoftimi.