5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Ka politikanë në Prishtinë që duan gjakderdhje për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial dhe ndarja e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ka thënë se ka politikanë në Kosovë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

Kurti ka porositur që deklarimet e presidentit për veriun të merren me rezervë nga populli i Kosovës. Ai u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur karantinën në dy komunat veriore, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Kurti ka shtuar se “nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër”.

Duke aluduar në presidentin Thaçi, ai ka thënë se “pasi që nuk arritën ta shpallin gjendjen (e jashtëzakonshme) për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”.

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial, sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se “atyre që kontribuuan për ndarjen e Mitrovicës dhe e lanë të pazhvilluar e në mjerim për mbi dy dekada mos ju besoni tash kur kërkojnë sovranitet e integritet nga qeveria që e rrëzuan pa i bërë as dy muaj në detyrë”.

Kurti e ka krahasuar presidentin Thaçi me “dhelprën që kur i digjej bishti thoshte se po digjet e gjithë bota”.

“Edhe deklarimet e Presidentit që po sillet si njëri nga liderët opozitarë merrni me rezervë e qetësi. E dini thënien e urtë të popullit tonë se kur dhelprës po i digjet bishti ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë. Mirëpo, jo nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img