0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ju bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në “RKS”

Kryeministri Albin Kurti, sot ka apeluar edhe një herë tek qytetarët e Kosovës për konvertimin e targave.

Përmes një video në Facebook, Kurti në gjuhën serbe ka bërë të ditur se që nga 1 shtatori deri më 31 tetor do të zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

“Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës me targa ilegale të veturave, t’i konvertojnë ato në targa RKS gjatë dy muajve të ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre.Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img