6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti jep detaje për takimet në Londër – tregon se nesër i takon policët që u kidnapuan nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën e tij në Londër, ku u takua me zyrtarë të lartë britanikë. Po ashtu ka treguar se gjatë qëndrimit atje mori lajmin për lirimin e policëve kosovarë të kidnapuar nga Serbia, të cilët thotë se do t’i vizitojë nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo ishte vizita e tretë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Ai tha se gjatë këtyre dy ditëve të fundit është mirëpritur ngrohtësisht nga aleatë e partnerë të Kosovës si në ekzekutivin Britanik ashtu edhe në Parlament.

“Me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Ai tregoi edhe për takimet e tjera që i ka pasur si me Alica Kearns, kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.

“Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës sonë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit”, ka thënë ndër tjerash kryeministri.

“Jemi me fat që në Pallatin e Ëestminster kemi shumë miq. Atje u takova me deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë.

Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë zhvillova edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty”.

Kurti foli edhe për takimet me laburistë duke e përmendur edhe Tony Blair, ish-kryeministrin britanik.

“E miq laburistë kemi edhe jashtë institucioneve por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato. Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas.  Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”, ka deklaruar Kurti

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img