1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Festës kombëtare të Konfederatës Helvetike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të betimit heroik për krijimin e konfederatës Helvetike.

Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut, tha Kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen zvicerane në rritjen e mirëqenies ekonomike e shoqërore në Kosovë.  

Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008, tha Kryeministri.

Duke thënë se i gëzohemi çdo suksesi dhe angazhimi të bashkatdhetarëve tanë për rritjen e mirëqenies dhe lartësimin e imazhit të Zvicrës, ai theksoi se po ashtu jemi krenarë për kontributin e tyre në fushën politike, ekonomike, në sport, shkencë, art dhe fushat tjera të shoqërisë zvicerane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img