10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti iu ik përsëri pyetjeve të gazetarëve, thotë se sot do të mbajë konferencë për medie

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Pas përfundimit të panelit pjesë e të cilit ishte, kreu i ekzekutivit nuk është ndalur për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën aktuale në vend.

“Sot do të mbaj konferencë për medie”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera.

Nuk janë të rralla ikjet e Kurtit nga pyetjet e gazetarëve. Ai në shtator të këtij viti pas takimin me Kryetarin e SBASHK-ut, kishte ikur nga konferenca për medie duke mos pranuar pyetje nga gazetarët.

Kryeministri nuk kishte pranuar të përgjigjet as në një pyetje të gazetarëve gjatë konferencës për media në Doganën e Kosovës, në gusht.

Madje Kurti edhe ka sulmuar mediat duke i quajtur ato të manipuluara nga Beogradi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img