Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka krahasuar Kurtin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke vendosur një foto duke krahasuar Kurtin dhe Jong-un, ka shkruar “Gjeni dallimin”.
Ndryshe, Kurti vizitoi të martën bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, pikërisht në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i cili po ashtu kujtoi policin Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.