Site icon PrishtinaPress

Kurti: Isha jashtë vendit, u ktheva sot në orën 02:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të martën ka qëndruar jashtë vendit dhe është rikthyer në Kosovë mesnatën e djeshme.

Kësisoj, tha ai, takimi i tij me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar nuk ka arritur të realizohej të martën.

Megjithatë, Kurti tha se është koordinuar më parë me Esobarin lidhur me takimin.

“Unë jam kthyer sot në mëngjes në orën 02:30 dhe nuk kam mundur që të takohem, por z. Escobar e ka ditur këtë. Por, një ditë më herët, një ditë më vonë, nuk besoj që luan rol kjo”, tha Kurti.

Exit mobile version