1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Isha i gatshëm të shkoj në Bruksel për takim me palën serbe, Beogradi e shtyu takimin

Në një lidhje direkte për Zërin e Amerikës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi me Sekretarin e Shetetit, Antony Blinken ka qenë “i shkëlqyer dhe i frytshëm”.

Ai foli edhe për çështjen e hapur të targave serbe dhe mungesën e një marrëveshje me Serbinë për këtë problem.

“Kemi ofruar lehtësime për ta bërë konvertim të tillë, nga e hëna të gjithë ata që kanë dokumente të lëshuara nga Serbia dhe duan të pajisen me to, ne lshojmë dokumente që ata mund të lëvizin lirshëm në Kosovë”.

Kurti tha se Serbia ka pranuar që duhet të “marrin fund” targat e kohës së Millosheviqit, mirëpo sipas tij “po iu pengon zbatimi”.

“Unë jam i gatshëm gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel, një takim i tillë ka pasur plan të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt sepse Beogradi zyrtar e refuzoi këtë dhe kërkoi shtyerje mbi 1-mujore”, tha Kurti.

“Me këtë rast dua të theksoj që Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar, Blinken kërkoi që edhe mëtutje të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve”, shtoi Kurti për Zërin e Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img