0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Ish-Burgu i Prishtinës nga sot është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Sot është hapur Muze Burgu i Prishtinës, brenda tij është shfaqur ekspozita e parë e quajtur “Burgu i Idealit”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërtesën që e kanë shndërruar në muze do ta restaurojnë dhe konservojnë tërësisht për ekspozitën e përhershme.

“Brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999. Kujtime e dëshmi të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri”.

“Burgu i Idealit’.

Kështu titullohet ekspozita që u hap sot, e që mëton të tregoj realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve, jo vetëm në Prishtinë. E punuar në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, kjo ekspozitë është faza e parë e hapjes së burgut”.

“Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qendresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”,ka thënë Kurti me anë të një postimi në rrjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img