-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Institucionet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë, e çuditshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë

Kryeministri Albin Kurti tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë se kanë folur për “veprimin agresor të Serbisë dje” dhe siutatën e përgjithshme të sigurisë, sidomos në veri.

“Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat e fundit dhe gjithashtu propozuan rekomandimet e tyre”, tha Kurti.

Kryeministri e quajti kidnapimin e policëve të Kosovës dje “agresion dhe intencë për eskalim dhe destabilizim”, në kohën kur Qeveria propozoi planin për shtensionimin e situatës.

Kurti tha se Serbia nuk ka ndryshuar, ndërsa e vlerësoi të çuditshme sjelljen e ndërkombëtarëve, raporton Gazeta Express.

“Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”, tha Kurti.

Për shkak të rastit të djeshëm, Kurti tha se institucionet e sigurisë “e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, ndërsa tregoi se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve me targa serbe, për shkak të sigurisë.

“Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha ai dhe u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë “që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përveç Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e të tjerë.

Tre policë patrollues të kufirit u kidnapuan të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”. Ata ishin në detyrë, siç u tha, në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Kurti tha se dyshojnë se “ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”. Lune u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut. Sveçla e përshkroi atë si organizator të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img