Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën e Mynihit ku është takuar me kryeministra të disa vendeve si Estonisë, Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.
Por, kryeministri përderisa po mburrej me këto takime duket se është prekur nga “virusi Gërvalla” e cila njihet për gabimet e saj. Kurti ka ngatërruar emrin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nga Dimitar Kovaçevski në DimiStar KovaçevsiK.
“Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.
“Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik”, ka shkruar Kurti në profilin e tij zyrtar në facebook.
Kurti përveç kësaj ka shkruar se është theksuar edhe rëndësia e njohjes së Kosovës nga Greqia.
“Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, perfundoi ai.